Asnjë formë amnistie nuk do të parashikohet për krimet kundër njerëzimit ose krimet e luftës të kryera në Siri në kuadër të bisedimeve që po mbahen në Gjenevë, deklaroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.
“Ne shpresojmë se gjatë zhvillimit të negociatave të paqes për Sirinë, ndërmjetësuesit e OKB-së do të vënë theksin kryesisht në këtë pikë ndaj palëve në konflikt”, tha ai .