Drejtor Ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake ka theksuar se pamjet e fëmijëve refugjatë dhe të krizës së azilantëve në Europë nuk do të jenë pamjet e fundit në media dhe se në mënyrë që këto pamje të mos përjetohen duhet të kalohet në veprim të menjëhershëm, raporton Anadolu Agenncy (AA).

Lake ka dhënë një deklaratë në lidhje me fëmijët refugjatë dhe krizën e azilantëve në Europë, ku duke vënë në dukje se nuk do të jetë e mjaftueshme që bota të tronditet me imazhet e fëmijëve refugjatë, ka theksuar se duhet të kalohet menjëherë në veprim.

Anthony Lake është shprehur ndër të tjera se: “Në këtë mjedis ku kriza e refugjatëve dhe e azilantëve sa vjen e thellohet në Europë,  këto pamje shokuese që përballemi në të gjithë rrjetet e mediave sociale, në kanalet televizive dhe në faqet e para të gazetave nuk do të jenë të fundit.

Ai duke vënë në dukje se të paktën një e katërta e sirianëve që përpiqen të kërkojnë azil në Europë janë fëmijë dhe se në 6 muajt e parë të 2015 mbi 106 mijë fëmijë kanë kërkuar azil në Europë, u shpreh se: "Kjo dramë do të përfundojë atëherë kur të përfundojnë këto konflikte të tmerrshme".

Lake ka rikujtuar gjithashtu se për shkak të konflikteve të tmerrshme në Siri 2 milionë fëmijë janë detyruar të migrojnë.
Drejtor Ekzekutiv i UNICEF-it për të ti dhënë fund kësaj drame ka bërë thirrje për marrjen e këtyre masave:

1- Mbrojtjen e fëmijëve duke iu ofruar shërbimet themelore si ushqim, shërbim shëndetësore, mbështetje psiko-sociale dhe arsim dhe ofrimin e mjaftueshëm për strehim të refugjatëve dhe azilantëve në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku.

2- Mbështetjen e familjeve dhe të fëmijëve duke iu ofruar ekspert të mjaftueshëm dhe të arsimuar në mbrojtjen e fëmijëve.

3-Vazhdimin e operacioneve të kërkimit edhe në terren tokësor dhe jo vetëm në det, gjithashtu edhe duke treguar çdo përpjekje të nevojshme për t'i mbrojtur nga abuzimet dhe neglizhenca fëmijët refugjatë dhe azilantë.

4. Në vlerësimet dhe në të gjitha vendimet në lidhje me fëmijët t’iu mundësohet përparësi kryesisht për të mbrojtur interesat më të mira të tyre.
 
Marrë nga Anadollu

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)