OKB paralajmëron - Bota po përballet me mungesë uji

OKB paralajmëron - Bota po përballet me mungesë uji

Ndryshimi i klimës ka zvogëluar kapacitetet e ujit të pijshëm në botë dhe ka përkeqësuar cilësinë e ujit. Problemet më të mëdha me ujin i kanë njerëzit në Afrikë, por në mbarë botën më shumë se dy miliardë njerëz nuk kanë ujë të mjaftueshëm për të pirë, thuhet në raportin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Rreth 2,2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Ndërsa 4,2 miliarë njerëz, që do të thotë rreth 55 % e popullatës botërore, nuk kanë pajisje të pastra sanitare.

1585030138_52874129404.jpg

OKB raporton, se shfrytëzimi i ujit të pijshëm në mbarë botën është rritur tej mase. Sipas llogarive të fundit, është rritur gati gjashtë herë në krahasim me 100 vjet më parë. Rritja e numrit të popullatës, rritja ekonomike dhe ndryshimi i shprehive të konsumimit të ujit janë vetëm disa nga shkaktarët e rritjes së përdorimit të ujit. Mendohet se përdorimi i ujit do të shtohet nga viti në vit, ndaj edhe kërkesat janë emergjente.

Në raportin e OKB thuhet se gati 90 % e ujërave të zeza lëshohen në natyrë të papërpunuara, që do të thotë se ato edhe më shumë ngarkojnë kapacitetet e ujit në natyrë. Ndërsa ndryshimi i klimës do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.

1585030219_51044078404.jpg

Veriu i Afrikës më i prekuri

Në raportin e OKB thuhet se ndër vendet më të prekura janë Tunizia, Maroku dhe Egjipti, për të cilat mendohet se kanë sasitë më të vogla të ujit në botë. Në raportet e UNESCO-s thuhet se një vend ka mungesa uji, nëse ai vend ka më pak se 1000 metër kub në vit për një person. Në Tunizi për shembull, një person ka në dispozicion për një vit rreth 440 metër kub. Në raporte thuhet se probleme të mëdha të furnizimit me ujë ka edhe Lindja e Mesme.

OKB pohon se mungesa e ujit mund të jetë në të ardhmen edhe një burim konfliktesh mes vendeve. Ndaj të gjithë duhet të kenë kujdes që të ruajnë mjedisin dhe që ndryshimi i klimës të ngadalësohet sa më shumë. Mungesa e ujit mund të shkaktojë kriza më të mëdha në botë./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump