Një seri vitesh me temperatura rekord është “pothuajse e sigurt” deri në vitin 2030, ndërsa kriza klimatike vazhdon të përkeqësohet, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së.
Sipas raportit të ri, i përgatitur nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, ekziston një probabilitet prej 86% që të paktën një vit midis 2026 dhe 2030 të thyejë rekordin e vitit 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Po ashtu, ka 75% shans që temperatura mesatare globale për periudhën 2026–2030 të kalojë 1.5°C mbi nivelet para-industriale.
Shkencëtarët paralajmërojnë se rritja e vazhdueshme e emetimeve të dioksidit të karbonit nga lëndët djegëse fosile po “bllokon” nxehtësi në atmosferë, duke shtuar valët ekstreme të të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet në shumë rajone të botës.
"Vala e fundit e të nxehtit në Evropë është një kujtesë brutale e ndikimeve në rritje të krizës klimatike, si njerëzore ashtu edhe ekonomike. Shumë pjesë të tjera të botës po goditen gjithashtu rëndë, siç është India dhe pjesë të tjera të Azisë”, tha Simon Stiell, shefi i OKB-së për klimën.
Komente










