Synimet e paraqitura në Konferencën Botërore të Klimësnë Paris në vitin 2015, pothuajse me siguri nuk do të arrihet. Përparime ka, por jo aq sa është synuar ndërkohë që koha po kalon.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se bota nuk mund ta shmangë më ngrohjen prej 1,5 gradësh krahasuar me periudhën paraindustriale. Sipas tij, pasojat tashmë janë të dukshme: tejkalimin e kufirit përrmbytje vdekjeprurëse, valë ekstreme të të nxehtit, zjarre pyjore shkatërruese, humbje jetësh njerëzore, dëme të mëdha ekonomike dhe thellim i pabarazive sociale. Ai paralajmëroi se ata që kanë kontribuar më pak në ndryshimet klimatike janë të parët që vuajnë dhe më së shumti nga pasojat.
Synimet e paraqitura në Konferencën Botërore të Klimësnë Paris në vitin 2015, pothuajse me siguri nuk do të arrihet. Përparime ka, por jo aq sa është synuar ndërkohë që koha po kalon.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se bota nuk mund ta shmangë më ngrohjen prej 1,5 gradësh krahasuar me periudhën paraindustriale. Sipas tij, pasojat tashmë janë të dukshme: tejkalimin e kufirit rmbytje vdekjeprurëse, valë ekstreme të të nxehtit, zjarre pyjore shkatërruese, humbje jetësh njerëzore, dëme të mëdha ekonomike dhe thellim i pabarazive sociale. Ai paralajmëroi se ata që kanë kontribuar më pak në ndryshimet klimatike janë të parët që vuajnë dhe më së shumti nga pasojat.
Emetimet vazhdojnë të rriten
Sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), për të kufizuar ngrohjen globale në rreth 1,7 deri në 1,8 gradë deri në mesin e shekullit, emetimet globale të gazeve serrë duhet të bien me mbi 6 përqind çdo vit deri në vitin 2035, krahasuar me vitin 2025.
Në realitet, emetimet vazhdojnë të rriten nga viti në vit, kryesisht për shkak të përdorimit të qymyrit, naftës dhe gazit.
Megjithatë, drejtuesja e UNEP-it, Inger Andersen, theksoi se ka zhvillime pozitive. Që nga Marrëveshja e Parisit, kapacitetet globale për energji të rinovueshme dhe prodhim të energjisë elektrike janë rritur tre herë më shpejt sesa ishte parashikuar. Energjetika diellore (fotovoltaike) është zgjeruar madje shtatë herë më shpejt se pritjet fillestare, ndërsa rritja e përdorimit të qymyrit ka qenë më e ngadaltë.
Bota po shkon drejt 2,8 gradëve
Raporti i UNEP-it vlerëson se, nëse qeveritë vazhdojnë me politikat aktuale, temperatura mesatare globale mund të rritet deri në 2,8 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli.
Edhe nëse shtetet përmbushin zotimet e tyre aktuale klimatike, ngrohja mund të kufizohet vetëm në rreth 2,1 gradë.
Guterres paralajmëroi se "hendeku i emetimeve është shndërruar në një hendek udhëheqjeje”, duke shtuar se botës po i mbaron koha dhe arsyetimet për të mos vepruar. Ai kërkoi që qeveritë të ndërmarrin masa më të guximshme dhe më të shpejta.
Konferenca e klimës në Turqi
Një mundësi për hapa të rinj do të jetë Konferenca e 31-të Botërore e Klimës, e cila do të mbahet pas disa javësh në Antalia të Turqisë. Organizatorët kanë bërë thirrje për një objektiv global mbi elektrifikimin.
Megjithatë, organizatat mjedisore paralajmërojnë se një objektiv i tillë ka kuptim vetëm nëse shoqërohet me zgjerimin e prodhimit të energjisë së pastër nga era dhe dielli. Një temë tjetër kyçe mbetet financimi nga vendet e industrializuara për masat klimatike dhe përshtatjen me ndryshimet klimatike në vendet në zhvillim.
Pamjet dramatike të përmbytjeve në Valencia këto ditë ilustrojnë qartë paralajmërimet e raportit të OKB-së. Prandaj, mesazhi i Guterres para samitit klimatik është i prerë:
"Çdo pjesë e një grade ka rëndësi. Çdo vit vonesë e bën rrugën e kthimit më të vështirë. Le ta mbyllim hendekun tani.”/DW











Komente
Komento