Pakësimi i rezerva ushqimore për shkak të bllokimit të eksporteve të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina dhe Rusia mund të bëjë që 11 milionë deri në 19 milionë njerëz të vuajnë nga uria kronike gjatë vitit të ardhshëm, tha agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara. Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimet e drithërave, vajrave ushqimor, karburanteve dhe plehrave. Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të mëdha të grurit, pasi këto dy shtete përbëjnë një të tretën e furnizimeve botërore me grurë.
Rusia po ashtu është një prej eksportueseve më të mëdha të plehrave, ndërkaq Ukraina eksporton grurë dhe vaj luledielli.
Ndikimi i luftës “mund të çojë që 11 deri në 19 milionë njerëz të preken nga uria, nga uria kronike më 2023”, tha më 10 qershor, Boubaker Ben Belhassen nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë. Këto vlerësime bazohen në uljen e eksporteve të produkteve ushqimore nga Ukraina dhe Rusia.
“Shtetet që po preken më së shumti janë në rajonin e Afrikës së Veriut dhe Jugut, duke pasur parasysh varësinë e tyre të madhe ndaj importeve, veçmas të grurit, por edhe të vajrave ushqimore”, tha ai.
Ai shtoi se edhe shtete të tjera, përfshirë në Afrikë dhe Azi, sikurse Bangladeshi dhe Indonezia, po preken jashtëzakonisht nga bllokadat në eksportet ukrainase.
Portet ukrainase në Detin e Zi janë bllokuar nga trupat ruse, të cilat kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke rritur shqetësimet për një krizë globale ushqimore.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida
23 Nëntor, 08:33
-
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore
22 Nëntor, 20:53
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Parlamenti i Ukrainës pezullon punimet përballë kërcënimit të sigurisë nga Rusia
22 Nëntor, 18:00
-
Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin
22 Nëntor, 07:40
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor, 17:47
-
VIDEO/ Zëdhënëses ruse i bie telefoni në konferencë: Mos fol për sulmin me raketë balistike ndërkontinentale ndaj Ukrainës
21 Nëntor, 15:53