Dy qeveritë rivale në Libi janë duke i koordinuar përpjekjet për kërkim-shpëtimin e viktimave të përmbytjeve, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Më shumë se 5.300 persona kanë vdekur si pasojë e krisjes së dy digave, të cilat kanë shkaktuar vërshime vdekjeprurëse në qytetin lindor Derna. Të paktën 10.000 persona janë të zhdukur dhe dhjetëra mijëra tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Një zyrtar i OKB-së ka thënë se dy qeveritë kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe se janë duke u koordinuar me njëra-tjetrën. Ekipet e Libisë janë duke kërkuar për të mbijetuar në qytetin Derna bashkë me ekipe nga Egjipti, Tunizia, Turqia, Italia dhe Spanja.
Ekipet e Kryqit të Kuq në Libi, e kanë përshkruar situatën në teren sikur të kishte ndodhur një bombardim i madh dhe një tërmet, në të njëjtën kohë. Prej rrëzimit të udhëheqësit Muammar Gaddafi më 2011, Libia është ndarë në mes të dy qeverive rivale, të cilat janë përfshirë disa herë në konflikte.
Kryeministri Abdul Hamid Dbeibah e udhëheq Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli dhe gëzon mbështetjen e Kombeve të Bashkuara. Osama Hamad, kryeministër në lindje, udhëheq një administratë rivale të njohur si Shtëpia e Përfaqësuesve.
Megjithatë, shumë persona besojnë se fuqinë e vërtetë në këtë krah e ka gjenerali Khalifa Haftar, i cili e udhëheq Ushtrinë Kombëtare të Libisë./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Itali/ Mbytja e anijes në Lampedusa, vijon kërkimi për 20 emigrantët e humbur në det
1 Janar, 17:33
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor 2024, 08:42
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor 2024, 07:42
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor 2024, 16:51
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor 2024, 10:11
-
Reshje të dendura shiu, përmbytet jugu i Portugalisë, uji 'pushton' rrugët dhe shtëpitë! Shkaktohen dëme materiale (VIDEO)
15 Nëntor 2024, 10:18