OKB: Po përballemi me krizën më të
madhe humanitare që prej vitit 1945

OKB: Po përballemi me krizën më të<br />madhe humanitare që prej vitit 1945
OKB-"Bota po përballet me krizën e saj më të madhe humanitare që prej vitit 1945", ka deklaruar shefi për çështjet humanitare i Organizatë së Kombeve të Bashkuar, i cili u ka bërë edhe thirrje për ndihmë në mënyrë që të shmanget një katastrofë.
 
Stephen O'Brien ka thënë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së së më shumë se 20 milionë njerëz janë duke u përballur me urinë në Jemen, Somali, Sudanin e Jugut dhe Nigeri dhe rrezikojnë të humbin jetën prej saj.
 
Ndërkohë më herët UNICEF ka paralajmëruar se 1.4 fëmijë do të vdesin gjatë këtij viti për shkak të urisë nëse nuk merren masa.
 
"Po qëndrojmë në një pikë kritike në histori. Organizata e Kombeve të Bashkuara ëshë duke u përballur me krizën më të madhe humanitare që ka njohur që prej krijimit të saj. Më shumë se 20 milionë njerëz në katër vende përballen me urinë", tha O'Brien përpara Këshillit të Sigurimit.
 
O'Brien ka deklaruar se shuma e nevojshme për të shmangur këtë katastrofë ishte 4.4 miliardë dollarë, duke shtuar se pa përpjekje kolektive dhe të koordinuara globale, shumë prej këta njerëz i pret një fund i hidhur e shumë të tjerë do të vuajnë e do të vdesin nga sëmundjet e ndryshme.
 
"Fëmijët janë jashtë shkollave, nëse nuk do të ndërhyjmë me shpejtësi, mjetet e jetesës dhe  shpresa për të ardhmen do të jetë e humbur. Njerëzit do të fillojnë të lëvizin në kërkim të mbijetesës duke krijuar gjithmonë e më shumë paqëndrueshmëri nëpër rajone të tjera", u shpreh O'Brien.
 
Gjatë muajit të kaluar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuar ka bërë apel për një ndërhyrje sa më shpejt në këto vende.
 
Redaksi Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit