OKB: Politikat e SHBA për emigrantët
mund të çojë në dëbime kolektive

OKB: Politikat e SHBA për emigrantët<br />mund të çojë në dëbime kolektive
OKB-Shefi i Organizatës së kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka shprehur shqetësimin e tij për politikat e ndjekura nga SHBA-ja në lidhje me emigrantët.
 
Në fjalimin vjetor në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB, Zeid ka paralajmëruar se politikat e Trump lidhur me emigracionin mund të çojë në një rritje të numrit të emigrantëve dhe kjo gjë mund të rrisë në mënyrë të menjëherëshme numrin e deportimeve.
 
Sipas Zeid rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm mund të çojë në dëbime kolektive të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Komisioneri i lartë i OKB-së ka shprehur shqetësimin e tij edhe për urdhrin e ri  të firmosur nga presidenti Trump, i cili ndalon hyrjen e emigrantëve nga gjashtë shtete me një shumicë myslimane për 90 ditë, duke thënë se shqetësimi më i madh është se si do të ndikojë kjo politikë të fëmijët të cilët po përballen me këtë ndalesë.
                                                                                                                               
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike