Sipas një raporti të OKB për Sirinë, qeveria e Bashar Al-Assad ka lëshuar sulme kimike ndaj civilëve dhe ka terrorizuar popullsinë e vetë ashtu siç kanë vepruar militantët e ISIS apo dhe grupime të tjera të armatosura.
 
Hetues nga zyra e UNHCR-së e kanë cilësuar sirinë si “katastrofa humanitare më e rëndë në botë”, me gati 3 milionë refugjatë. Ndërsa raporti i OKB, i cili u publikua ditën e sotme, përmban një listë të stërgjatë me akte dhune të paimagjinueshme dhe të kryera nga të gjitha fraksionet në një lufte civile që ska të sosur dhe që ka shkaktuar vdekjen e mbi 190. 000 njerëzve.
 
"Qeveria siriane vazhdon të kryejnë shkelje, përfshirë këtu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pa ndëshkuar."-shkruhet në raportin e OKB, duke përmendur dhe plot 29 raste masakrash të kryera nga forcat besnike të Assad vetëm gjatë këtij viti.
 
Sipas raportit armët kimike, mendohet të jenë përdorur tetë herë në provincat e Idlib dhe Hama, fuçi të paligjshme dhe gjithashtu bomba me "vakum" janë hedhur në zona shumë të populluara, duke përfshirë këtu dhe spitale dhe shkolla. Duke vrarë dhe plagosur barbarisht civilë të panumërt.
 
“Forcat qeveritare kanë patur sistematikisht si objektiv civilët dhe infrastrukturat e tyre, duke shfaqur hapur qëllimin për të vrarë, plagosur dhe gjymtuar…Objektivi i operacioneve të ndryshme militare nga ana e qeverisë ka qënë dukshëm bërja e jetës të padurueshme në zonat jashtë kontrollit të saj.”-thuhet gjithashtu në raportin e përpiluar nga OKB mbi krimet në Siri.
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)