Tre agjenci të OKB-së po bëjnë thirrje për një fund të menjëhershëm të sulmeve ndaj objekteve shëndetësore në Ukrainë, duke i quajtur ato "një akt mizorie të pakonceptueshme". Në një deklaratë të përbashkët, Fondi i Fëmijëve, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi i Popullsisë thanë se "sulmet e tmerrshme po vrasin dhe shkaktojnë lëndime serioze te pacientët dhe punonjësit shëndetësorë, duke shkatërruar infrastrukturën jetike shëndetësore dhe duke detyruar mijëra njerëz të heqin dorë nga aksesi në shërbimet shëndetësore pavarësisht nevoja katastrofike”. 

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, 31 sulme ndaj kujdesit shëndetësor janë dokumentuar përmes sistemit të mbikëqyrjes së OBSH-së. Sipas këtyre raporteve, objektet shëndetësore janë dëmtuar ose shkatërruar në 24 incidente, ndërsa autoambulancat janë dëmtuar ose shkatërruar në pesë raste. Këto sulme lanë të paktën 12 të vdekur dhe 34 të plagosur, dhe ndikuan në aksesin dhe disponueshmërinë e shërbimeve thelbësore shëndetësore. Sulmet vazhdojnë të raportohen pavarësisht thirrjeve për mbrojtje shëndetësore. 


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake