OKB, regjimi i Nicolás Maduro ushtron torturën

OKB, regjimi i Nicolás Maduro ushtron torturën

Raporti i Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, është publik pas vizitës së saj në Venezuelë nga 19 deri më 21 qershor.

Dokumenti, i paraqitur në Gjenevë, nuk lë asnjë dyshim për pasojat e degradimit të regjimit të Nicolás Maduro.

Sipas raportit, "Përdorimi i tepruar dhe vdekjeprurës i forces është përdorur në mënyrë të përsëritur. Ne kemi dokumentuar gjithashtu përdorimin e forcës në operacionet e forcave speciale që kanë gjeneruar vrasjen e shumë të rinjve”

Raporti i Michelle Bachelet është një dush i ftohtë për Nicolas Maduro.

Për raportin, nuk ka vonuar dhe reagimi i zëvendësministrit të jashtëm venezuelian në OKB. "Në përmbajtjen e këtij raporti mbizotëron informacioni selektiv dhe i pjesshëm. Nuk ka krizë humanitare në Venezuelë. Ne kemi probleme në lidhje me faktorë të ndryshëm socioekonomikë por qeveria ka siguruar paqen, demokracinë dhe drejtësi shoqërore.

Sot, në ditën e Pavarësisë së Venezuelës, udhëheqësi i opozitës Juan Guaido përfitoi nga rasti për të denoncuar "diktaturën" e Presidentit Nikolas Maduro.

Ai përmendi në fjalën e tij edhe raportin e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, duke deklaruar se “nuk do ti dorëzohemi diktaturës”.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën