OKB, rriten çmimet e ushqimit në botë për 12 muaj rresht, 39.7 % vetëm në maj

OKB,  rriten çmimet e ushqimit në botë për 12 muaj rresht,  39.7 % vetëm në maj

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se çmimet globale për ushqim janë rritur në baza mujore me ritmin më të shpejtë në dhjetë vitet e fundit.

Pengesat në tregje dhe furnizim për shkak të kufizimeve të lëvizjes kanë krijuar mungesë të ushqimit dhe çmime më të larta. Furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë.

OKB-ja përdor një indeks të gjerë të kostos globale të ushqimit, i cili ka shënuar rritje për 12 muaj rresht.

Indeksi i çmimit të ushqimit I studion çmimet përreth botës për disa produkte thelbësore si drithërat, farat, qumështi dhe nënproduktet e tij, mishi dhe sheqeri.

Në bazë vjetore, çmimet e ushqimit në maj ishin për 39.7 për qind më të larta, rritja më e madhe që nga tetori i vitit 2010.

Rritje shënuan të pesë komponentët e indeksit, të nxitur nga rritja e kostos së vajrave bimore, drithërave dhe sheqerit.

Ndërkohë po shtohet shqetësimet për inflacion më të gjerë dhe për atë se si faturat e dyqaneve ushqimore do të ndikojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e kërkesës dhe ulja e prodhimit mund të rezultojnë me rritje të inflacionit, teksa ekonomitë dalin nga izolimi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja