OKB: Rritja e trafikut të drogës, një problem madhor në Evropë! Gjithmonë më e lirë, më e pastër dhe në sasi më të mëdha

Numri i përdoruesve të drogës do të vazhdojë të rritet me 11% këtë dekadë, ka deklaruar një raport i OKB. Në raport thuhet se  Afrika është veçanërisht e goditur rëndë dhe kjo tendencë shqetësuese është akoma e kthyeshme me masat e duhura. Deri në vitin 2030, vendet me të ardhura të ulëta vlerësohet të shohin një rritje prej 43% të përdoruesve të drogës, vendet me të ardhura të mesme një rritje prej 10% dhe vendet me të ardhura të larta një ulje prej 1%.

Në raport thuhet se pas një pauze të shkurtër gjatë fazës së parë të pandemisë trafikimi i drogës në Evropë ka marrë një vrull të ri. Shqetësim për OKB, është fakti se përherë e më shumë lëndës narkotike po i shtohet cilësia, ka më shumë kontrabandues, më shumë kokainë në treg dhe në çmime më të ulëta.

“Ne po zbulojmë se kokaina po bëhet më e lirë, më e pastër dhe në sasi më të mëdha në Evropë - kjo është një arsye për shqetësim. Ne kemi nevojë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit midis vendeve të origjinës dhe porteve të destinacionit. "

Problemi i madh në Evropë është përfshirja e të miturve në tregtinë e Kokainës. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë pandemisë ka pasur rritje të tregtisë me anë të postës dhe porositë për të janë bërë kryesisht online.

“Sot kemi pasur rreth 40 arrestime. Ne i hapim këto pako  dhe kemi gjetur substanca të ndryshme si substanca të reja psikoaktive të cilat shënohen si kripëra të veçanta,  tableta ekstazie, produkte kanabisi - kështu që diapazoni është i madh ", tha një punonjës i ekipit të parandalimit të drogës në Vjenë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogave dhe Krimit me qendër në Vjenë thekson se në dekadën e fundit ka pasur një rritje me një të pestën gjatë dekadës së fundit të numrit të përdoruesve të drogës në të gjithë botën.  Afërsisht 275 milion njerëz përdorën droga gjatë vitit të kaluar, nga 226 milion në 2010. Kjo rritje prej 22% ishte pjesërisht e lidhur me një rritje prej 10% të popullsisë në dekadën e fundit.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja