OKB, Rusia dhe Kina vendosin
veton për sanksionet ndaj Sirisë

OKB, Rusia dhe Kina vendosin<br />veton për sanksionet ndaj Sirisë
OKB-Rusia dhe Kina kanë vendosur veton për një rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila parashikonte vendosjen e sanksioneve kundër Sirisë, për shkak të përdorimit të armëve kimike gjatë konfliktit mes rebelëve opozitarë dhe forcave të regjimit.

Vetoja e Rusisë ndaj sanksioneve për Sirinë, shënoi edhe përqasjen e parë në Këshillin e Sigurimit mes Washingtonit të drejtuar nga administrata “Trump” dhe Moskës.

Kjo është një ditë e zymtë për Këshillin e Sigurimit, sidomos kur shtete anëtare të tij nxjerrin justifikime për vende të tjera që vrasin popullin e tyre”, u shpreh ambasadorja amerikane në OKB, Nikki R. Haley, e cila gjithashtu akuzoi Rusinë se po vendoste miqtë e saj në regjimin sirian mbi interesat globale të sigurisë.

Projektrezoluta e propozuar nga Anglia, SHBA-ja dhe Franca, ka marrë 9-të vota pro dhe tre kundër.

Kundër sanksioneve për Sirinë, përveç Rusisë dhe Kinës ka votuar edhe Bolivia, ndërkohë Kazakistani, Etiopian dhe Egjipti kanë zgjedhur të abstenojnë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike