OKB voton me 141 vota pro rezolutën për tërheqjen e Moskës nga Ukraina! India dhe Kina abstenojnë

OKB voton me 141 vota pro rezolutën për tërheqjen e Moskës nga Ukraina! India dhe Kina abstenojnë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me 141 vota pro, 7 kundër dhe 32 abstenime një rezolutë e cila nënvizon "nevojën për të arritur, sa më shpejt të jetë e mundur, një paqe të plotë, të drejtë dhe të qëndrueshme në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara".

Teksti "ripohon përkushtimin për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht" dhe bën thirrje për "ndërprerjen e armiqësive dhe tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave ushtarake ruse". Italia është gjithashtu midis 75 bashkë-sponsorizuesve. Kina ishin dy ndër vendet që abstenuan.

Kina, e cila ditët e fundit ka demonstruar solidaritetin e saj me Rusinë, abstenoi nga votimi, hera e katërt që e bën këtë në votat në lidhje me Ukrainën. India dhe Afrika e Jugut ishin gjithashtu midis 32 vendeve që abstenuan.

Rusia, së bashku me gjashtë vende të tjera, votuan kundër rezolutës. Mes të tjerëve ishin Mali dhe Eritrea, të cilët më parë kishin abstenuar në votimet e tjera për Ukrainën.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit