OKB voton pro hetimit për vrasjet në Gaza

OKB voton pro hetimit për vrasjet në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro dërgimit të një ekipi hetues ndërkombëtar për krimet e luftës, në mënyrë që të hetohen vrasjet e protestuesve në Gaza nga forcat izraelite.

Vetëm dy prej 47 anëtarëve të Këshillit, Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër rezolutës. Ndërsa, 29 votuan për dhe 14 abstenuan, përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Në rezolutë thuhet se një ekip ndërkombëtar duhet t'i hetojë të gjitha shkeljet dhe abuzimet e pretenduara, në kontekstin e sulmeve ushtarake në protesta civile.

Shefi i Këshillit për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Hussein, në një deklaratë këmbënguli se shumë prej të lënduarve dhe të vrarëve ishin tërësisht të paarmatosur. Ndryshe, ambasadori izraelit në OKB, Aviva Raz Shechter, këtë rezolutë e quajti “të turpshme dhe të njëanshme”

“Hamasi është ai që kryen krime lufte”, tha Shechter.

Nga protestat në Gaza, janë vrarë 60 persona dhe mijëra të tjerë janë plagosur./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë