OKB-ja “shumë e shqetësuar" për 92 migrantët e zhveshur në kufirin Greqi-Turqi
Kufiri mes Turqisë dhe Greqisë
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ka thënë se është “shumë e shqetësuar” pas identifikimit të gati 100 burrave të zhveshur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë. Të dyja shtetet kanë fajësuar njëra-tjetrën për gjendjen e rëndë të 92 migrantëve.
Greqia e ka hedhur fajin në derën e Turqisë, duke thënë se “sjellja” e saj është “turp për civilizimin”. Turqia i ka konsideruar pretendimet e shtetit fqinj si “lajme të rreme”, dhe e ka akuzuar për “mizori”.
Teksa të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën, Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka bërë thirrje për hetime, dhe ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar nga raportimet dhe pamjet shokuese”. Policia greke ka thënë se ka shpëtuar të premten 92 burra të zhveshur dhe disa kanë qenë të plagosur, afër kufirit verior me Turqinë.
Zyrtarët policorë kanë thënë se hetimet e tyre, dhe ato të zyrtarëve të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Kufijtë, Frontex, kanë gjetur të dhëna se migrantët kanë kaluar lumin Evros, në territorin grek, nga Turqia, me disa gomone.
Autoritetet greke kanë thënë se burrave u janë dhënë veshmbathje, ushqim dhe ndihma e parë. Ende nuk dihet si dhe pse burrat kanë mbetur të zhveshur. Frontex ka thënë se burrat kanë qenë kryesisht nga Afganistani dhe Siria. Greqia i ka bërë thirrje Turqisë që të respektojë një marrëveshje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian, sipas së cilës, Ankaraja është pajtuar për të ndalur valën e migtantëve në Evropë, në këmbim të miliarda eurove si ndihmë.
Athina ka thënë se së shpejti do të vendosë tela gjemborë në një territor prej 40 kilometrash, në kufi me Turqinë, për të parandaluar hyrjen e migrantëve në shtet./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45