OKB-ja "mirëpret" njoftimin e një pauze në operacionet ushtarake izraelite në Rripin jugor të Gazës, por bën thirrje që kjo "të çojë në masa të tjera konkrete" për të lehtësuar ndihmën humanitare, tha një zëdhënës në Gjenevë.
“Ne e mirëpresim këtë njoftim, por sigurisht që ende nuk është përkthyer në një rritje të ndihmave për njerëzit në nevojë”, nënvizoi Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë së emergjencave të Kombeve të Bashkuara (OCHA).
Lajmi kryesor:
Lufta/Ushtria izraelite shpall një ‘pauzë taktike’ për operacionet ushtarake në Gazën jugore








