Një lloj i ri rrjeve sociale për njohjet e reja ka shpërthyer pas popullaritetit të Facebook.

Quhet “OkCupid” dhe ka deri më tani 30 milionë përdorues.

Ndërsa, 10 milionë janë online brenda ditës.

Themelues të  tij janë Christian Rudder, Chris Coyne, Sam Yagan, Max Krohn,  dhe kanë bërë disa hetime paraprake për të parë sjelljet e njerëzve.

okcupid

Ata kanë përdorur një fotografi të një djali. Në filllim kanë fshehur fotot e tij për të parë se sa ndikon kjo në përzgjedhjen e një partnerri.

Së dyti kanë fshehur të dhënat e profilit për të parë se sa ndikon kjo në përputhshmërinë e njerëzve. 

Së fundmi, kanë manipuluar rezultatet e “match” ose të “njohjes” për të parë sa ndikon teknologjia tek njerëzit.

Kjo i shërben shumë menaxherëve të faqes pasi kanë provuar paditurinë e njerëzve.

Pra njerëzit kanë vazhduar ta përdorin OkCupid edhe pse nuk kanë qenë të informuar.

Ky rrjet është quajtur edhe “spiuni” pikërisht sepse vëzhgon sjelljet e njerëzve nga themeluesit.

Por, përpos saj faqja ka opsione ndryshe nga sitet e tjera.

Ajo funksionon me pyetje-përgjigje midis anëtarëve të grupit të përzgjedhur sipas dëshirës dhe pyetje-përgjigje me miq të rinj duke shtypur “The Two of Us”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)