Nënkryetari i FRD-së njëherësh deputeti i kësaj force, Gazmend Oketa nëpërmjet një deklarate për mediat bëri me dije se FRD-ja do të mbledhë më 30 prill Kuvendin Kombëtar për të përcaktuar kandidaturat për deputetë të ardhshëm. Oketa nuk përjashtoi mundësinë që FRD-ja të hyjë në zgjedhje si forcë e vetme.
“Kuvendi përbën ngjarjen kryesore politike të FRD, e konfirmon atë si forcë politike me rol kryesor në spektrin politik dhe procesin zgjedhor, si dhe shënon fazën përmbyllëse të të gjithë procesit të organizimit politik dhe të përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Pjesëmarrës në Kuvend do të jenë përfaqësues nga të gjitha degët e vendit, nga të gjitha shtresave përbërëse dhe të përfaqësuara në FRD, miq tanë politikë nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe partnerë të rëndësishëm politikë perëndimorë.
Kryesia sot diskutoi dhe zgjodhi grupet e punës për përgatitjen e Kuvendit, të cilat do të drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Oketa, ndërsa nënvizoi se bëhet fjalë për një listë me kandidatë dinjitozë. Ndërkohë që FRD ka përcaktuar edhe kriteret që duhet të përmbushin emrat që do të garojnë për një mandat deputeti.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com