Oketa: Marrëveshja me PS, bashkëpunim për disa çështje 

/ATSH/ - Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëveshja me Partinë Socialiste ka të bëjë me gjetjen e një fryme bashkëpunimi sa i takon ndërtimit të institucioneve shtetformuese, por dhe si një marrëveshje ku në qendër do të jetë bashkëpunimi për qytetarët dhe zhvillimin e qyteteve. Oketa theksoi se, takimi me kryeministrin Rama shërbeu si një takim ku dolën pikat e përbashkët dhe tentua të gjendej një frymë bashkëpunimi sa i takon institucioneve shtetformuese.

Sipas tij, qëllimi i FRD nuk ka të bëjë me domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në qeveri. "Qëllimi ynë është ndërtimi i një infrastrukture që shkon në përputhje me pritshmërinë e qytetarëve, korrigjimi i gabimeve kushtetuese", tha ai duke theksuar se "u tentuan dhe u jetësuan disa pika kontakti që kanë të bëjnë me shtet-formimin".

"Kur thua që palët janë për të formuar shtetin, si ato parti që e deklarojnë dhe ato që nuk e deklarojnë kuptohet që në radhë të parë synohet një Kushtetutë që të respektojë parimin e barazisë", tha Oketa.

Oketa u shpreh se FRD ka përshëndetur disa nga reformat apo aksionet e kësaj qeverie. "Kemi përshëndetur aksionin e Lazaratit, aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, siç dhe kemi përshëndetur reformën territoriale", tha Oketa. Sekretari i Përgjithshëm i FRD tha se, dy arsye që e motivojnë FRD për një bashkëpunim.
"Fillimisht është një nga rekomandimet e vazhdueshme të BE për një politikë që duhet të ketë më tepër frymë bashkëpunuese. Jemi për dialog konsesual edhe me ata që kanë programe të ndryshme nga ne. Nuk shohim asnjë forcë si armik tonin dhe ndajmë disa parime që kanë të bëjnë me programin. Së dyti, faktori shqiptar në rajon dhe Shqipëria është vlerësuar si faktor stabiliteti, ky qe dhe shkaku që Shqipëria u antarësua në NATO . Por si mund të jetë politika shqiptare udhërrëfyese për politikën rajonale, kur ato kacafyten këtu në Shqipëri", tha Oketa.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nis protesta e opozitës, bllokohet qarkullimi te rrethrrotullimi i 'Sheshit Willson'! Pjesëmarrje e ulët