Oketa takon Wolfarth për
pronat dhe të përndjekurit

Oketa takon Wolfarth për <br />pronat dhe të përndjekurit
TIRANE- FRD( partia e inicuar nga Topi) nis kontaktet me nderkombëtarët ku shpalos programin politik dhe prioritetet e kësaj force të re politike.
Kreu i Grupit Nismëtar të FRD Gazmend Oketa ka takuar sot ambasadorin e OSBE në Tiranë Eugen Wolfarth ku nënvizoi dy cështje themelore, prioritete në programin e ardhshëm të kësaj partie, atë të pronësisë dhe dëmshpërblimin e ish të përndjekurve.
“FRD është e angazhuar në kuptimin e vërtetë të fjalës për të zgjidhur përfundimisht problemin e zvarritur të pronësisë si dhe atë të dëmshpërblimit e të integrimit të ish-të përndjekurve politikë” është shprehur gjatë takimit me Ëolfarth Oketa.
Oketa-Wolfarth diskutuan dhe për tema “ e nxehta” të politikës së ditës sic është përfundimi I reformës zgjedhore si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit.
Në njoftimin e FRD lidhur me këtë takim thuhet se u shkëmbyen mendime rreth pikësynimeve strategjike të FRD-sё për krijimin e klimës së nevojshme politike dhe bazën ligjore për të siguruar pavarësinë e institucioneve kushtetuese.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri