Përdorimi i syzeve të diellit që shiten nëpër rrugë dëmtojnë shikimin. Alarmin e japin okulistët të cilët shprehen se përdorimi I tyre dëmton në mënyrë direkte syrin. Mjeku okulist, Rubin Topi për ReportTv u shpreh se përdorimi I këtyre syzeve nuk është i rekomandueshëm dhe se mbajtja e tyre arrin të dëmtojë retinën.
“Është më mirë që pacienti të rri pa syze dielli fare se sa të marri syze dielli që janë jo origjinale dhe pa filtër mbrojtës. Sepse këtu ndodh një fenomen shumë interesant gati gati paradoks i syzeve të diellit jo origjinale. Pse them paradoks?
Pacienti përdor syze origjinale që janë ultra violet mendon që këto syze e mbrojnë nga dielli sepse ja errësojnë pamjen dhe ai mendon se është i qetë, përkundrazi shikoni çfarë ndodh, duke u ulur ndjeshmëria nga drita pupila rri më e zgjeruar duke qenë se këto syze nuk kanë filtër mbrojtës në pjesën e jashtme të xhamit, rrezet ultra violet futen më tepër duke qenë pupila e zgjeruar.
Syzet e diellit duhet të jenë me filtër mbrojtës nuk është e thënë që duhet të jenë shtrenjta mjafton që pacienti të sigurohet që kanë filtër mbrojtës origjinal. Përdorimi për një kohë të gjatë i syzeve të diellit dëmton retinën” tha ai.
Lidhur me pasojat e rënda që sjell përdorimi i syzeve të diellit që shiten rëndomtë nëpër rrugë, ne kemi pyetur qytetarët se sa në dijeni janë. “Po. Normal që cilësia sjell dhe pamjen jo të qartë, mjegull. Nuk e di po i mbaj se më qetësojnë për momentin" thanë disa prej tyre. Nga ana tjetër mjekët këshillojnë se përpara se të blejmë një palë syze duhet të konsultohemi fillimisht me një mjek okulist.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.8%
-
Gafë
51.3%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5074
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Altin Joka: Ja si të pastroni trupin tuaj pas ngrënies së tepërt gjatë fundvitit
8 Janar, 15:59
-
'Shumë zhvillime në Janar, kujdes!' Jorgo Pulla paralajmëron këto shenja për.../ Horoskopi për muajin Janar
7 Janar, 14:16
-
Tryeza festive, këshilla për diabetikët, personat me tension e kolesterol
30 Dhjetor 2024, 16:17
-
Ndryshime të mëdha për 2025, parashikimi vjetor i horoskopit nga Jorgo Pulla: Kujdes ekonomia dhe…
24 Dhjetor 2024, 15:13
-
Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë
23 Dhjetor 2024, 15:58
-
Altin Joka: Kujdes, zbokthi është problem i brendshëm shëndetësor / Ja si mund të luftohet
18 Dhjetor 2024, 15:57
-
Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë
16 Dhjetor 2024, 17:24
-
‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë
16 Dhjetor 2024, 15:45
-
Altin Joka: Ja ‘magjia’ e përdorimit të kripës si terapi dhe cila sëmundje mund të kurojë
12 Dhjetor 2024, 14:52
-
Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni
11 Dhjetor 2024, 10:37
-
1 thelpi hudhër në ditë haje në këtë mënyrë… Hudhra mund të ndryshojë jetën nga Altin Joka
4 Dhjetor 2024, 16:35
-
Laringiti te fëmijët, simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni / Ylli Merja: Ja si ta trajtoni në mënyrë natyrale
2 Dhjetor 2024, 15:39