Olaf Scholz dhe Pakti për Gjermaninë, vetëm reklamë?

Olaf Scholz dhe Pakti për Gjermaninë, vetëm reklamë?

Olaf Scholz, FOTO: Markus Schreiber/AP/

Zhvillimet në Gjermani nuk janë aq optimiste. Vendi po humb fuqinë ekonomike. Indutria vuan nga çmimet e larta të energjisë dhe ka shumë burokraci. Infrastruktura ka probleme, digjitalizimi ecën me hap breshke. Inflacioni është i lartë, qytetarët e mbajnë dorën të shtrënguar. Gazeta "Economist" madje në një artikull të fundit shtroi pyetjen nëse Gjermania sërish "është e sëmura e Europës".

Kancelari kërkon durim

Kjo nuk mund të qëndrojë kështu. Paraqitja e kancelarit Scholz në debatin për buxhetin në Bundestag ishte ndryshe nga deklaratat e muajti gusht, ku Scholz, tha se flitet për vështirësi që nuk kanë të bëjnë me fuqinë ekonomike të Gjermanisë. Me fytyrë të lënduar nga vrapi të mërkurën ai foli në Bundestag për qytetarët, të cilët janë të lodhur nga gjendja e stanjacionit. Kancelari kërkoi një "përpjekje të shtuar kombëtare" për të vënë në lëvizje vendin. Ai shpalli Paktin për Gjermaninë. Së bashku duhet të "shkundemi nga burokratizmi, frika ndaj rrezikut dhe droja", sepse kjo "paralizon ekonominë tonë dhe sjell zhgënjim tek njerëzit në vend, që thjesht duan që Gjermania të funksionojë."

Mos të grindemi më -një sinjal për brenda qeverisë

"Bashkëpunim në vend të grindjeve, kjo është kërkesa e kohës", tha Scholz në Bundestag. Këtë mund ta kuptosh si kërkesë drejtuar brenda radhëve të brendshme. Në qeverinë gjermane përplasen kontradikta të politikës partiake mes Të Gjebërve dhe FDP-së, grindje që muajt e kaluar ishin të shpeshta dhe krijuan imazhin e një koalicioni të përçarë, dhe kancelarin e nxorrën të dobët dhe të paaftë për lidership.

Gjithnjë e më shumë qytetarë janë të pakënaqur me qeverinë. Në sondazhin aktuale të trendit të ARD-së, vetëm 19% e qytetarëve e vlerësonin pozitivisht punën e qeverisë. Koalicioni nuk do të kishte më shumicën, nëse do të kishte zgjedhje tani.

Kritika nga opozita

CDU dhe CSU që përbëjnë grupin më të madh parlamentar të opozitës në Bundestag nxjerrin konkluzionin, se kancelari nuk po i realizon projektet e veta nga fuqia e koalicionit dhe me paktin për Gjermaninë kërkon mazhoranca të reja. "Nëse koalicioni juaj në pjesë të madhe rrëzohet sigurisht që ne jemi në dispozicion", ironizoi politikani kristiansocial, CSU, Alexander Dobrindt në Bundestag.

Kryeministri i landit të Rinani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst reagoi me zemërim ndaj propozimit të Scholz. "Pakti për Gjermaninë është vetëm një reklamë", që synon të tërheqë vëmendjen, tha kryeministri nga CDU.

Ekonmia pret që qeveria të lëvizë. "Me shpalljen e paktit për Gjermaninë qeveria gjermane më në fund po zgjohet", u shpreh Rainer Dulger, president i Shoqatës Federale të Punëdhënësve Gjermanë, BDA në një intervistë. Për një kohë të gjatë qeveria ka qenë e përgjumur në drejtim të digjitalizimit dhe ka qenë e fiksuar tek burokracia penguese për ekonlominë dhe shoqërinë. Kjo duhet të ndryshojë shpejt-  Nga kryeministrat e landeve që qeverisen nga socialdemokratët, Scholz ka marrë mbështetje të gjerë. "Ne jemi shumë të komplikuar në Gjermani, jemi shumë të ngadalëshëm, dhe në fund shumë të shtrenjtë. Duhet të thjeshtëzohemi dhe të bëhemi më të shpejtë."/DW

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)