Turbulencat në tregun financiar nuk kanë të mbaruar. Pas paketës miliardëshe për të mbështetur bankën e rënë në krizë, Credit Suisse në Europë pasoi një aksion i koordinuar për të ndihmuar një bankë tjetër në SHBA që ra në krizë. Banka Rajonale First Republik për shkak të problemeve me likuiditetin dhe humbjeve në bursë do të mbështetet me miliarda. Kjo masë është "shumë e mirëpritur" dhe demonstron forcën rezistuese të sistemit bankar, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Financave në Uashington.
Scholz: Sistemi më i stabilizuar
Pas kolapsit të bankës Silicon Valley dhe krizës në tregjet financiare, kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk shikon rrezikun e një krize të re financiare. "Nuk e shoh rrezikun. Sistemi financiar nuk është më aq i brishtë si para krizës financiare", tha kancelari gjerman për "Handelsblatt". Ai nuk pret që këto turbulenca të kenë pasoja për kursimet e gjermanëve. "Ne jetojmë tërësisht në një kohë tjetër", tha Scholz duke iu referuar krizës financiare të vitit 2008.
11 banka të mëdha në SHBA, mes tyre kryesuesit e këtij sektori, JP Morgan Chase, Bank of America, Citigroup, Wells Fargo, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley dhe banka në krizë First Republic duhet të mbështeten me rezerva të pasiguruara në vlerë 30 miliardë dollarësh. Ministrja e Financave në SHBA Janet Yellen u përpoq të qetësonte kongresin, kur tha se sistemi bankar është stabël dhe i sigurtë. "Qeveria ka vendosur për masa të vendosura dhe energjike", tha Yellen./DW
SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55