Olen Cesari në
gusht në Shqipëri

Olen Cesari në<br />gusht në Shqipëri
TIRANE - Olen Cesari, virtuozi shqiptar i violinës po kthehet shpesh e më shpesh me koncerte në atdheun e tij. Viti 2013 e ka shoqëruar kthimin e tij në atdhe me disa koncerte. “Kam nisur ta frekuentoj më shpesh Shqipërinë vitet e fundit”, ka thënë ai në një intervistë për “Shqiptarja.com”, duke shtuar se kjo i jep shumë kënaqësi dhe emocion.

Kështu Olen Cesari këtë sezon veror kthimin e tij në Shqipëri përveç aktivitetit të tij artistik, do ta shfrytëzoj edhe për pushimet e verës. Violinisti i njohur shprehet se “vendi i preferuar imi mbetet jugu i Shqipërisë, plazhet e tij, të cilat janë shumë të bukur”. Olen Cesari ka pohuar se pushimet në Shqipëri gjatë kësaj vere do t’i bëjë në bregdetin e jugut, në Dhërmi dhe Piqeras.

Këto vende janë pjesa bregdetare që i pëlqen më shumë violinistit të njohur. Vetë violinisti ka pohuar se gjatë kohës që do të frekuentojë këto plazhe të Jugut të Shqipërisë, ai do të vijojë të jap edhe disa shfaqje. Olen Cesari rrëfen për gazetën se do të ketë gjatë gjithë gushtit disa interpretime në violine dhe aktivitete të tjera.

Ndërkohë nuk do t’i mungojnë edhe pushimet, sepse ai shprehet se ka mjaft nevojë për to, pasi violinisti i njohur shqiptar para se të vijë në Shqipëri, gjatë gjithë verës do të ketë jo pak koncerte në Europë dhe në Itali/ “kam disa koncerte radhë nëpër Europë, por më shumë kam për të dhënë koncerte në Itali.

Koncerti më i fundit imi është ai që dhashë në Kapri”, rrëfen artisti shqiptar. Olen Cesari ka pasur sukses në gjithë këtë sezon koncertesh. Vetë ai shprehet se “në këto aktivitete unë së bashku me orkestrën time kam ndier një mikpritje të madhe nga publiku italian, por kënaqësia që marr kur jap një koncert në Shqipëri ka një kuptim tjetër, ndihet ndryshe nga ajo kënaqësi që marr në vende të tjera”.

I pyetur se çfarë natyre do të kenë koncertet që do ta japë në atdheun e tij, Olen Cesari shprehet se “Unë do të jap koncerte me anëtarët e orkestrës sime “International Clandestine Orchestra” dhe kam planifikuar që nga muaji gusht të vijë me këtë orkestër për të dhënë edhe koncerte në Shqipëri.

Violinisti shqiptar aktualisht jeton në Romë, ndërsa rrëfen se deri në këtë kohë është i lumtur nga aktiviteti i tij artistik, pasi me grupin e tij ai ka krijuar një stil koncertesh që e largojnë nga rutina e muzikës klasike. Violinisti shqiptar në fëmijërinë e tij qenë një talent i parakohshëm në fushën e violinës.

Tre vjeç ai i ka rënë violinës për herë të parë dhe në moshën 5 dhe 7 vjeçe. Oleni ka dhënë koncertet e para virtuoze, me të cilat i ka mahnitur të gjithë mësuesit e tij. Në moshën 14- vjeçare Olen Cesari shkoi të diplomohej në Itali. Në moshën 17-vjeçare diplomohet në shkollën e lartë dhe pas kësaj nisën sukseset e para të mëdha.

Gazetat italiane shkruanin artikuj me tituj të tillë si “Paganini i ri”, etj. Që nga ai moment Olen Cesari vazhdoi karrierën me muzikën klasike dhe u bë i famshëm si një virtuoz, jo vetëm në gjithë Italinë, por edhe në vende të tjera të botës deri në SHBA.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja