Olen Cesari trajnim liceistëve: Rikthehem ku e nisa! Ka talente, problem vullneti! Masterclass-i i Ermonela Jahos? Mosprezenca skandal, minimumi duhej dëgjuar

Kjo e enjte e gjen Olen Cesarin në Liceun Artistik. Në sallën e koncerteve, ai pret nxënësit që rriten në bankat e kësaj shkolle, ku dhe vetë nisi rrugëtimin muzikor për t’i bërë pjesë të masterklasit të tij.

“Kjo iniciativë ka lindur një vit më përpara kur bëra masterklasin e parë dhe pata një shkëmbim me Tiranën, me Liceun, me vendin ku unë kam filluar. Me qytetin që po më thërret gjithnjë e më shumë...”

Me batuta e thjeshtësi arrin t’u tërheqë vëmendjen edhe më të vegjëlve, duke nisur më tej t’u rrëfejë përmes violinës një copëz “Rrugëtimi drejt kompozimit”

“Ky vend ku jemi sot, pikërisht Liceu Artistik, ka qenë një nga vendet e zanafillave të mia. Domethënë, studimet e para, muzika, këtu dhe nga Instituti i Lartë i Arteve. Kështu që ky raport me nxënësit këtu është për mua bazik. Filloi vjet pastaj i mora nxënësit edhe tek koncerti im në Pallat të Kongreseve dhe tani po vazhdoj me këtë rrugëtimin ndaj kompozimit”, thotë më tej artisti.

Përtej sekreteve muzikës, violinisti përpiqet t’i motivojë artistët e ardhshëm të Liceut, për të kërkuar më të mirën nga vetja...

“Ka emra, perspektivë, çdo gjë. Por ajo që shikoj unë që mungon është dëshira dhe vullneti unë me këtë masterclass dëshiroj që nxënësit të kenë atë dëshirën që mos të thonë nesër a pasnesër: “ Ja po iki po punoj tek dyqani i babit, ose po ndërroj zanat fare”... Ideja është që këta kalamajtë e sotëm ta mbartin këtë dëshirën me vete dhe ta zhvillojnë në të gjitha aspektet e muzikës...”, shton më tej Cesari

Muzikanti Gent Rushi i vjen në ndihmë violinistit, së bashku me pianistin italian Michael Rodi. Dialogojnë me liceistët përmes notave e fjalës, e të rinjtë e gjejnë veten duke ndjekur në instrumenta lojën e mjeshtreve. Përpiqen tu shpjegojnë esencën jo thjesht të të luajturit muzikë, por krijimit të saj.

“Përpjekja është që t’i nxis kalamajtë që të fillojnë të bëjnë muzikën e tyre, të jenë të pavarur në atë që bëjnë”, thotë ai.

Të premten Olen Cesari shënon ditën e dytë të masterklasit, që zgjerohet edhe përtej Liceut...Ardhja e artistëve të afirmuar në skenat ndërkombëtare u dhuron skenave vendase një fllad shprese e të rinjve u forcon ëndrrat për rrugëtime të ngjashme. Ndaj violinisti e shikon me keqardhje mosprezencën e artistëve në masterklasin e Ermonela Jahos...

“Mos të ketë njerëz te masterclassi i Ermonales është skandal! Nëse një artist lë karrierën e vet dhe vjen të transmetojë diçka për nxënësit, për popullin, për artistët, minimumi që mund të bëhet është të shkosh ta dëgjosh se çfarë ka thënë , nëse nuk të pëlqen ngrihesh e ikën...”, thotë Cesari.

 Mes projekteve jashtë kufijve, në Shqipëri do të rikthehet këtë verë me festivalin “Porto Palermo”...

“Këtë vit po dalim edhe jashtë mureve të Kalasë. Do të jetë një verë spektaktolare! Nga15 korriku deri në 15 gusht i pres të gjithë në jug” shprehet artisti.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja