Oligert Muçllari është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Pogradec, pasi fitoi garën përballë Kasëm Gallës.

Sipas rezultatit të numërimit, Muçllari mori 247 vota, ndërsa Galla 224. Në proces rezultuan edhe 6 vota të pavlefshme.

Pas shpalljes së rezultatit, Muçllari falënderoi anëtarët e PD në Pogradec për mbështetjen.

“Falenderoj të gjithë anëtarët e PD në Pogradec për vlerësimin dhe privilegjin që më dhanë për drejtimin e degës së Pogradecit, por edhe për përgjegjësinë e madhe që na pret në të ardhmen. Unë e shoh këtë si një përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj demokratëve, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Pogradecit. Ishte një proces dhe një garë dinjitoze. Kam vlerësim maksimal edhe për mikun tim, Kasëm Galla, me të cilin ishim në garë. Me dëshirë dhe angazhim të madh, shpresoj që ne si degë e PD të çojmë përpara misionin tonë, duke e rikthyer bashkinë nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe duke e qeverisur me dinjitet, ashtu siç u takon qytetarëve të Pogradecit.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Gara për krerët e rinj/ Nadire Meçorapaj kryetarja e re e PD Vlorë, Muçllari fiton zgjedhjet në degën e PD në Pogradec! Pritet përfundimi i numërimit të votave edhe në Shkodër