TIRANE- Pesë shkolla profesionale, të shpallura sot fituese të olimpiadës profesionale 2014, do të përfitojnë secila një buxhet prej 3 mijë euro. Ky buxhet do të shkojë për zbatimin e një projekti të propozuar nga vetë shkolla, në dobitë mësimdhënies. Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sulaj, e pranishme në këtë aktivitet garantoi mbështetjen e qeverisë për arsimin profesional.
Olimpiada e Aftësive Profesionale synon promovimin e arsimit profesional në Shqipëri përmes trajnimit e më pas konkurrimit teorik dhe praktik të nxënësve të vitit të 3-të dhe 4-t në drejtimet: Termohidraulikë, Ndërtim, Elektroteknikë, Bujqësi (Kopshtari) dhe Përpunim druri.
Këtë vit kanë konkurruar në një ditë të vetme, 38 ekipe. Ky është projekti më i madh në Shqipëri i cili bashkon biznesin, qeverinë dhe organizatat jofitimprurëse në një iniciativë që mbështet arsimin profesional.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO