Oliver Schmitt, libër “Për Ardian
Klosin, gjermanin nga Shqipëria”

Oliver Schmitt, libër “Për Ardian<br />Klosin, gjermanin nga Shqipëria”
Në Kryeministri, në Podiumin e COD, më 22 prill në kujtim të Ardian Klosit do të organizohet një mbrëmje kushtuar promovimit të librit “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”.

Ky libër i sapobotuar nga shtëpia botuese “Fjala publishing” është përgatitur nga studiuesi austriak Oliver Jens Schmitt. Libri është financuar nga fondacioni S. Fischer.

Në aktivitetin që do mbahet me këtë rast do të organizohet edhe shpallja e çmimit “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015.

Në parathënien e librit, Oliver Jens Schmitt shkruan mes të tjerash: “Jam i bindur se në një vështrim retrospektiv pas disa dekadave, Ardian Klosi do të renditet krah emrash si Frashëri ose Faik Konica, si një prej zërave të paktë autentikë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj në kapërcyell të shekullit XX.. Ardian, miqtë e tu nuk të harrojnë. Dhe le të jetë ky libër një shembull në këtë drejtim”.

Oliver J. Shmitt në librin e tij e vlerëson Ardian Klosin si shkencëtar, ndërmjetës kulturash dhe publicist. 

“Ardian Klosi u nda nga jeta më 26 prill 2012 në vendlindjen e tij Tiranë. Vdekja e befasishme solli lëvdata të merituara për veprën e tij. Ato erdhën prej miqsh dhe armiqsh të vjetër, madje edhe nga nivelet më të larta politike. Jo të gjitha deklaratat do të kenë qenë krejt të sinqerta, por në këtë mënyrë u rreshtuan në një vijë që nga presidenti i atëhershëm i shtetit Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha e deri te kreu i opozitës Edi Rama. Së paku ky kishte qenë me të vërtetë mik i Klosit”, shkruan Oliver Shmitt.

Autori i librit, Shmitt e vlerëson më tej Ardian Klosin sipas fjalëve të tij për “merita të jashtëzakonshme si ndërmjetës midis kulturës gjermane dhe shqiptare”. 

libri per Klosin


Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri