Sulmuesi Oliver  Zhiru u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Francës pasi shënoi kundër Polonisë në Kupën e Botës. Ai la pas legjendën Tierri Henri, dhe tashmë renditet në vendin e parë me 52 gola. Këtë triumf ai e ka festuar së bashku me shokët e ekpit duke drekuar në një restorant në Katar.

Atij gjithashtu i dorëzuan një fanellë përkujtimore të Francës. 36-vjeçari mori urime të shumta nga trajneri i tij Didier Deshamp, shokët si Kilian Mbape, Rafael Varane dhe Antuan Grizman.

Më pas ai mbajti një fjalim para të gjithëve, duke i falenderuar për mbështjen dhe dashurinë e treguar.