TIRANE- Mbledhja e parë e grupit parlamentar të PD pa prezencën e Sali Berishës u zhvillua me tone të ashpra dhe konflikte të vazhdueshme mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe ish-kandidatit për kryetar të PD, deputetit, Sokol Olldashi.
Gjithë deputetët e PD u mblodhën në orën 10.00 të paradites së djeshme në selinë e re të Partisë Demokratike, në një mbledhje që për disa deputetë të PD u konsiderua si “gjueti shtrigash” e për disa të tjerë një mbledhje normale pune.
Që në fillim të mbledhjes, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi edhe ndarjen e re të posteve të kryetarëve dhe nënkryetarëve në komisionet parlamentare në Kuvend. Basha shpalli deputetin Genc Pollo si kryetar të komisionit parlamentar të Medias dhe Arsimit, Albana Vokshin për Punët sociale e Majlinda Bregun kryetare të komisionit parlamentar të Integrimit.
Ndërkohë në postet e nënkryetarëve që do të ketë PD dhe do të drejtohen nga maxhoranca u vendos që te komisioni i ekonomisë të propozohet Ritvan Bode; në Komisionin e Punëve të Jashtme Aldo Bumçi, te Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese Genc Ruli, në komisionin parlamentar të Sigurisë Flamur Noka, ndërsa në Komisionin e Ligjeve Oert Bylykbashi. Leximi i propozimeve të bëra nga Basha, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të deputetit Sokol Olldashi.
Ky i fundit i ka kujtuar kryetarit të PD se duhet të ruhen balancat edhe brenda grupit parlamentar, ndërkohë që më parë për komisionin e medias, në postin e kryetarit ishte folur për emrin e Mesila Dodës, edhe për faktin se zonja Doda ishte marrë me median. “E çfarë kuptimi ka kjo zgjedhje që ju keni bërë dhe po e shpallni? Gjithçka duhet të diskutohet këtu brenda grupit. Nuk mendoj se emri i zotit Pollo për komisionin e medias, është më përfaqësues se emri i Mesilës që është marrë gjithmonë me këto çështje”, është rebeluar menjëherë pas leximit të emrave deputeti i PD, Olldashi.
Në sallën e mbledhjeve ka rënë disi heshtja, por ai që e theu, ka qenë vetë kryetari i PD Lulzim Basha. “Kështu është vendosur më përpara”, mësohet të ketë thënë Basha, çka ka lënë dyshime te disa deputetë të PD, se këtë fakt e ka vendosur ish-kryetari Sali Berisha, i cili nuk ishte në mbledhjen e djeshme. “Nuk mund të vendoset më parë, por duhet të diskutohet brenda grupit parlamentar dhe ashtu sikurse kemi rënë dakord” i është përgjigjur aty për aty Sokol Olldashi. Por duket se zoti Basha nuk e ka pasur shumë të thjeshtë të menaxhojë grupin parlamentar, kur menjëherë pas Olldashit, fjalën e ka marrë ish kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, i cili në fakt ka kundërshtuar edhe mënyrën sesi deputetët e PD janë shpërndarë në grupet parlamentare.
“Nuk ka asnjë kuptim që ju keni vendosur që disa deputetë të jenë deputetë qarkullues në disa komisione. Duhet detyrimisht të përcaktohet qartë sesi do të ndahen dhe ku do të ushtrojnë funksionet e tyre opozitare. Nuk mund të ketë gjithçka të paravendosur”, mësohet të ketë thënë Astrit Patozi brenda mbledhjes. Por edhe për këtë fakt, Lulzim Basha ka thënë të njëjtën gjë, duke ngulmuar se ka pasur konsulta për shpërndarjen e deputetëve në komisione dhe duke mos pranuar në asnjë rast se ka pasur shpërndarje të njëanshme të tyre. Mbledhja ka përfunduar në këtë klimë konfliktesh dhe debatesh ku një pjesë e deputetëve të grupit të PD kanë kundërshtuar vendimet e kryetarit Basha. Ndërkohë që sipas burimeve brenda mbledhjes, situata e acaruar po ndihet edhe tek strukturat partiake.
Ndarja e komisioneve
Kryetarët
Komisioni i Çështjeve Sociale – Albana Vokshi
Komisioni i Integrimit – Majlinda Bregu
Komisioni i Medias e Arsimit – Genc Pollo
Nënkryetarët
Komisioni i Ekonomisë – Ritvan Bode
Komisioni i Jashtëm – Aldo Bumçi
Komisioni i Ligjeve – Oert Bylykbashi
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese – Genc Ruli
Komisioni i Sigurisë – Flamur Noka
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com