MALLAKASTËR - Në atmosferën e garës për kreun e Partisë Demokratike, kandidati Sokol Olldashi nis garën me takimet nga Mallakastra.

"Duhet të ngremë themelet për fitoret e ardhshme. Ne e kemi provuar se dimë të ringrihemi dhe jemi rikthyer me votë", u ka thënë ai simpatizantëve të PD. Ndërsa kandidati tjetër për kreun e PD, Lulzim Basha, pritet të nisë turin e tij në Elbasan, pasditen e sotme.
 
Ai i ka bërë të gjithë bashkë përgjegjës për humbjen dhe u ka kërkuar ndjesë militantëve të PD, që "megjithë punën e madhe që bëmë, nuk i fituam zgjedhjet".
 
Më pas për sa i përket garës për kreun e PD, ai ka theksuar se "është futur në garë në një moment të vështirë; kjo është një garë, që do t’i shërbejë PD dhe strukturave të saj".

Në lidhje me LSI ai ka theksuar se "LSI ishte kosto për PD. Ne duhet të bindim shqiptarët se vota nuk është mall që shitet". Ndërsa dy ditë më parë Olldashi e quajti LSI jo një parti politike, por çetë financiare. Ndërsa nënkryetari i LSI, Ylli Manjani i pyetur për këtë deklaratë u përgjigj: "Kumari dhe kumarxhinjtë janë dënuar nga populli me votë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)