"Fillim i ri! Bashkë rikthehemi shpejt!". Ky është slogani i ri i i kandidatit të ri për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, të cilin e ka postuar në Facebook. Një transformim i dukshëm konceptual i sloganit zgjedhor të PD: "Ne jemi ndryshimi. Përpara!", por duke ruajtur të njëjtin stil sintetizues fraze, dizajni, me ndryshime të lehta.
Nga "ne jemi ndryshimi", Olldashi kapërcen konceptualisht tek tjetër përfundim dhe mesazh për "fillim të ri". Ndërsa në vend të "përpara" ai ka përdorur rikthimin: "bashkë rikthehemi shpejt"
Nëse tek slogani i mëparshëm i zgjedhjeve, fraza nis të shkruhet mbi ngjyrë të kuqe, më pas vijon me blu dhe përfundohet dhe theksohet me të kuqe pikërisht fjala "përpara", tek slogani i Olldashit është shprehja "fillim i ri", e cila theksohet e tëra me të kuqe.
Po ashtu, në sloganin e ri bie në sy vendosja e një emri të personalizuar brenda, në ndryshim nga slogani gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, i cili nuk përmbante asnjë emër kandidati apo kryesuesi të PD, madje as të liderit Sali Berisha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com