TIRANE- TvA1 Report zbulon detaje nga mbledhja e grupit të PD-së e cila pas prononcimit publik të Lulzim Bashës u mbajt me dyer të mbyllura në godinën e re të selisë e vendosur tek ish-SHQUP-i. (Mbledhja nisi nga ora 11:00- 12: 30 minuta)
Mësohet se në takim Sokol Olldashi, i cili ka qenë dhe kandidat përballë Bashës në garën për kreun e PD-së ka kundërshtuar procedurën e zgjedhjes së kryesisë së grupit.
Nga burimet mësohet se Olldashi është shprehur: “Po shkelet statuti i partisë”
”Nuk ka pasur transparencë në zgjedhjet për deputetët. Nuk duhet t’i mësojmë emrat e drejtuesve nga shtypi. I takon Këshillit Kombëtar të zgjedhë kryetarin e grupit”- mësohet të ketë thënë Olldashi në mbledhje, bën të ditur A1 Report. Pas mbledhjes Olldashi nuk ka pranuar të japë një prononcim për median.
Ndërsa postet politike të PD të vendosura në këtë mbledhje do të drejtohen si më poshtë: Edi Paloka do të jetë kryetar grupi i 46 deputetëve të PD-s, Eduard Halimi ish ministri i Drejtësisë nën kryetar grupi parlamentar, Edmond Spaho nën kryeatar i Parlamentit Genti Strazimiri sekretar i PD-s si dhe e katapultuar nga bashkia e Tiranës si pjesë e stafit të ngushtë të Bashës, Jorida Tabaku në postin e zëdhënses së grupit parlamentar. Ajo çka ç’ka bie në sy është shmangia e drejtuesve të vjetër në PD.
Redaksia online
(Suela Gera/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com