VLORË – Kandidati demokrat për kryetar i PD-së, Sokol Olldashi, i ka deklaruar dje simpatizantëve të tij se “demokratët nuk kanë kohë për të pritur; misioni i tyre është i qartë, rrëzimi i Edi Ramës në zgjedhjet e 2015-ës.
Këtë deklaratë, Olldashi e ka bërë në takimin që ka zhvilluar së pari në Vlorë e më pas, edhe në Sarandë e Delvinë. Ai është shprehur se “duhet të trokasim në çdo derë biznesmeni të vogël dhe t’i themi zotëri të gënjeu, hajde me ne në opozitë; rrëzoi premtimin për shëndetësinë falas; duhet t’i drejtohemi të gjithë atyre që e besuan këtë premtim dhe t’i themi zotëri ju gënjeu, hajdeni me ne në opozitë. Duhet t’u drejtohemi të gjithë atyre që i mashtroi për legalizimet dhe t’u themi, zotërinj ju gënjeu. Pa ardhur akoma në pushtet, nuk nisi me legalizimet, por nisi me shkatërrimet, ejani me ne në opozitë."
Ndërkohë, Sokol Olldashi ritheksoi përcaktimin e qartë të terrenit politik në Shqipëri, për të mos lejuar asnjë “lojtar mesi” që luan në fashën e elektoratit të pavendosur.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Olldashi e Basha: Do ta mundim Ramën