TIRANË - Deputeti Sokol Olldashi bëri thirrje sot përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook, për t'iu bashkuar protestës së nesërme qytetare kundër ardhjes së armeve kimike të Sirisë për asgjësim në territorin e Shqipërisë.
"Ju ftoj të gjithëve nesër, në orën 14.00, në sheshin përpara Bashkisë së Tiranes, t'i bashkohemi protestës qytetare: Jo armëve kimike në Shqipëri. Është detyrë e çdo qytetari të vendosë një gur në themelet e barrikadës, ku duhet të ndalet qeveria Rama", shkruan deputeti Olldashi.
Sipas tij, është momenti që gjithkush të mbajë një qëndrim të paekuivok ndaj këtij problemi dhe të shprehet qartësisht pro ose kundër.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com