TIRANË - Ish-kandidati për kreun e PD, Sokol Olldashi ka përgëzuar në Facebook protestën e sotme të Partisë Demokratike në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ai e ka quajtur "një hap i parë shumë i mirë". Më tej ka falenderuar "gjithë demokratët që morën pjesë". Por nuk ka harruar të falenderojë edhe jo të pranishmit: "Falenderime edhe për të gjithë ata që ishin shpirtërisht me ne", ka shkruar Olldashi sot.
Ndërkohë, një ditë më parë ai ka bërë thirrje që çdo demokrat duhet te marre pjese, per t'i deshmuar kujtdo se ne jemi ketu per te mbrojtur parime qe jane thelbesore. Cdo opozitar duhet te marre pjese per te deshmuar se nuk ka mision me opozitar se mbrojtja e lirise dhe ndershmerise se votes. Cdo qytetar duhet te marre pjese, per te dhene kontributin e vet ne mbrojtjen e themeleve te shtetit!".
Ndërsa në datën 7 nëntor, kur çështja e "blerjes së votave në Korçë" u diskutuar në Kuvend, Olldashi do të shkruante: "Nuk hyj tek deputetet e vjetër të këtij Parlamenti, por gjithësesi, m'u bë një periudhë kohe prej 12 vjetësh tashmë këtu dhe kurrë nuk e kam ndjerë veten më keq sesa sot, në këtë seancë. Është një seancë e pështirë, e turpshme!
Është një seancë ne të cilën, në qoftëse do të kemi grimcën me të vogël të përgjegjësisë, duhet të ndërpresim kalendarin e dites dhe të merremi thelbësisht me këtë çështje", shkruan ndër të tjera Olldashi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com