Olli: Janë hapur
të gjitha akset kombëtare

Olli: Janë hapur<br />të gjitha akset kombëtare
Leonard Olli, kreu i Emergjencave Civile ka mbajtur sot një konferenc për shtypë mbi emergjencën e motit. Ai u shpreh se kushtet e përmirësuara të motit kanë ndihmuar në hapjen e rrugëve të bllokuara. Sipas tij të gjitha akset kombëtare mund të qarkullohen lirisht.

“Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit. Sot janë vetëm 9 komuna të bllokuara në tri qarqe Shkodër, Kukës dhe Dibër. Të gjitha akset kombëtare mund të qarkullohen lirisht, objektivi ynë tani mbetet zhbllokimi i rrugëve komunale” u shpreh Olli.

Për ditën e sotme të izoluara janë komunat Fierz dhe Iballë, disa fshatra të thellë në komunat Qafë Mali, Qelëz, Rrapë e Gjegjan, në Pukë. Vijon puna për hapjen e akseve Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali-Fierz, ndërsa segmenti Fierzës është hapur deri në fshatin Dardhë. Aksi Peshkopi-Librazhd i bllokuar. Zona të izlokuara në Dibër, komuna Lurë, fshatrat e komunave Trebisht, Kala e Dodës, Ostren, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqizë e Gjoricë. Në Korcë ende të bllokuara fshatrat në komunën Lekas, 6 fshatra në Clirim, 4 në Novoselë, 5 në Dardhas. Akse problematike Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje