Olli: Rama me platformën e
banditëve që përdori më 21 jana

Olli: Rama me platformën e <br />banditëve që përdori më 21 jana
TIRANE - Ministria e Brendshme ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i MB-së, Leonard Olli u shpreh se “Rama paraqet si Rilindjen e policisë, ish-policë të inkriminuar dhe korruptuar të larguar nga vetë qeveritë socialiste”.

“Shqiptarët e panë të paraqesë si Rilindje të Policisë, platformën e banditëve dhe paramilitarëve që përdori më 21 janar. Ai që ende nuk gjetur kurajën t’u kërkojë ndjesë publike efektivave të policisë për dhunë e egër që urdhëroi ndaj tyre, hordhitë e 21 janarit, i paraqiti si të ardhmen e policisë. Zoti Rama foli për lidhje të politikës me krimin, ndërkohë që i vetmi model i ndarjes se pushtetit dhe bashkëpunimit me krimin është ai vetë dhe kupola e partisë së tij. Si i vetmi politikan i kapur nga krimi, kur ishte kyebashkiak ai ushqeu krimin e organizuar me lejë ndërtimi dhe bëri të pamundurën të pastronte paratë e pista të tij. Ai derdh lot krokodili për pronën, ndërkohë që është grabitësi dhe përvetësuesi, me forcën e krimit, të pronës së mijëra qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Olli.

OLLI: RAMA NJEH VETEM TWITTER-in
Më tej Olli theksoi se Rama abuzon me dhimbjen e familjarëve të efektivave të rënë në krye të detyrës, duke fshehur të vërtetën, pasi sipas tij Rama nuk njeh realitetin e policisë por vetëm virtualietin e e Twitter-it.

“Rama abuzoi sërish me dhimbjen e familjarëve të efektivave të rënë në krye të detyrës, duke fshehur të vërtetën. Ligjet e miratuara nga kjo mazhorancë, kanë bërë të mundur trajtimin dinjitoz të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, ndërkohë që në sajë të përkujdesjes së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, bashkëshortet apo të afërmit e tyre janë punësuar me përparësi. Fëmijët e tyre përfitojnë me ligj bursa studimi dhe integrim në jetën shoqërore sapo përfundojnë studimet e larta dhe familjet e tyre përfitojnë kreditime me zero interes për strehim. I kapur mat nga fakti se pagat e punonjësve të Policisë të premtuara prej tij, ne i kemi bërë realitet prej kohësh, dëshmoi edhe njëherë se ai dhe Rilindasit e tij, nuk njohin realitetin e policisë, por vetëm virtualietin e e Twitter-it”, u shpreh Olli.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë