Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti, që pjesë e kursit është edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit. Nga foton e publikuara nga FSHF shihet që Rama ka qenë prezent. Olsi Rama është një dashamirës i njohur i futbollit, ndërsa është parë në stadium në cdo ndeshje të Partizanit.
FSHF njofton se si fillim në këtë ditë të parë të kursit, rregullorja u është prezantuar të gjithë pjesëmarrësve nga shefi i sektorit Astrit Maçi, teksa më pas është kaluar tek pjesa e licencimit të futbollistit, apo edhe licencat ndërkombëtare.
Ditët e kursit për Drejtorët Sportivë do të jenë të ndara sipas një program pune me dy raunde leksionesh dhe referimesh. Dita e nesërme do të përkoj me teknikat e bilancit administrativë, ku për një kohë të konsiderueshme të gjithë kursantët do të ndalen gjatë, ndërkohë që në pjesën e dytë do shikohet Liçensa e UEFA-s, Rregulli Publik, Organizimi i Stadiumeve, apo edhe Liçensimi i Klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s.
Ja edhe disa nga temat që do të referohen në këtë kurs për Drejtorët Sportivë që nisi sot në FSHF:
1.Administrimi i Burimeve Njerëzore
2.Principet e Komunikimit
3.Kriteret për Përzgjedhjen
4.Principet e Sociologjisë dhe Sociologjia për Futbollin
5.Marketingu dhe e Drejta TV
6.Rregullorja e Lojës dhe Kolegjiumet e Arbitrave
7.Teknika e Tratativës
8.Analizat e një Ndeshje Futbolli
9.Organizimi i Sektorit të të Rinjve
10.Evoluimi i Futbollit Profesionist në Europë
11.Fluksi i Emigrimit të Futbollistëve
12.Administrimit i Ëebsitit
13.Organizimi i Sallës së Shtypit
14.Organizimi i Institucionit të Futbollit
15.Organizimi i Ligave
Olsi Rama, i pari në radhën e dytë djathtas
dy.b/shqiptarja.com










