Olta akuzon Luizin, këmbëngul se ka gjuajtur partneren: I gjuajte Kiarës dhe ajo s’tha asgjë

Olta akuzon Luizin, këmbëngul se ka gjuajtur partneren: I gjuajte Kiarës dhe ajo s’tha asgjë

Luizi, Kiara dhe Olta

Luizi po akuzohet sërish për dhunë ndaj Kiarës po kësaj radhe nga Olta.

Situata mes çiftit është parë ndryshe nga Olta, e cila pas “Prime-it” e ka akuzuar Luizin për dhunë. Ndonëse Kiara i ka dalë në mbrojtje të dashurit të saj dhe ia ka shpjeguar situatën, Olta ka vazhduar me të veten.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ku i gjuajta?

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.

Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat.

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.

Kiara: Ky është i dashuri im.

Olta: Nuk më intereson fare. Të duket gjest normal?

Luizi: Nuk e kam gjuajtur.

Olta: I ke gjuajtur.

Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?

Olta: E pashë dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana, që i tha "Ke diçka për të thënë se më duket sikur ke diçka për të thënë?" dhe ajo tha s'kam asgjë për të thënë.

Luizi: Okej si të thuash ti

Bëhet fjalë për një fragment gjatë spektaklit ku Luizi po fliste me Qetsorin dhe Kiara e shtyu me taka, si shenjë që ai të ndalonte së foluri. Në atë moment Luizi u kthye nga ajo dhe vendosi dorën te këmba e Kiarës, si për t’i thënë që të ndalonte.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm