Olta Gixhari drejtuar Kiarës: Nuk ke asnjë pëlqim për Luizin! Për këtë lojë nuk je gati

Olta Gixhari drejtuar Kiarës: Nuk ke asnjë pëlqim për Luizin! Për këtë lojë nuk je gati

Kiara Tito dhe Olta Gixhari

Olta Gixhari mesa duket po përpiqet t’i tregojë Kiara Titos se moderatorja në të vërtetë nuk ka një pëlqim real për këngëtarin Luiz Ejlli në “Big Brother VIP Albania”, teksa i tregon dhe arsyet se pse.

Aktorja thotë se Ejlli e bënë vetëm për të qeshur Kiarën, ndërsa moderatorja nuk ka asnjë pëlqim për atë. Gixhari thotë po ashtu se Kiara Tito do të ishte e kotë në shtëpi pa Luizin pasi ajo është e pa përgatitur për lojën.

Olta: Pse ti ka ngritur vlerat ty Luizi në shtëpi? Sipas këndvështrimit tim, duke qenë se ai është një person i pagdhendur këtu dhe i pabindur dhe e ka bërë çorape gjithë shtëpinë, ka ofenduar. Ai një ditë çohet dhe thotë: Unë nuk ofendoj më sepse më ka thënë Kiara! Ja ku ta ngriti një vlerë. Unë vendos të mos ngre më zërin se nuk më lë Kiara, ja ku ta ngriti dhe një vlerë tjetër. Në momentin që një partneri, partnerja e vet i bëhet kaq e rëndësishme sa ai të ndryshojë, vlerat e asaj vajze në shtëpi ngrihen. Luizi i ka ngritur vlerat Kiarës. Kam thënë në dhomën e rrëfimit se Kiara pa Luizin në këtë shtëpi është kot, e papërgatitur për këtë lojë. Për këtë lojë nuk je gati, pa Luizin dukesh e humbur. Unë mendoj që ti nuk ke asnjë afeksion për atë. Ti argëtohesh shumë, të bën për të qeshur, afeksion shpirtëror ti me atë nuk ke. Një njeri që është i përfshirë nuk rri gjithë ditën, ti përpiqesh shumë Kiara që ta ndryshosh atë njeri, unë njeriun që dua e dua ashtu siç është, me difektet e veta.

Kiara: Përpiqem të ndryshoj anën e keqe.

Olta: Ti anët e tija ja shef kaq negative dhe kaq të këqija, ti nuk ke asnjë afeksion për atë. Unë kam 4 vjet me partnerin tim, akoma nuk i kam parë një anë të keqe. Nuk i them: Mos ha kështu ti se nuk më pëlqen. Mos fol me atë se nuk më pëlqen. Mua më pëlqen çdo gjë që bën ai. Kiara e ka shumë të ekzagjeruar këtë, ok të përmirësosh gjëra të vogla, por jo gjëra thelbësore.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni