Olta Gixhari, aktorja e BB VIP e konsideron të vështirë mundësinë e krijimit të një lidhje mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Teksa ka folur me të dy, ka treguar se historia mes tyre do të ishte shumë e bukur.

“Unë prapë do të them do vdisja t’ju shikoja çift se më dukeni shumë të lezetshëm”, tha Olta që i rekomandon Kiarës të mos rrije nën hijen e Luizit.

Kiara dhe Olta kanë diskutuar bashkë për romancën e mundshme pasi Luizi e ka shprehur hapur pëlqimin.

“Ju do dilni ose shokë ose burrë dhe grua”, u shpreh Olta që mendon se ekziston mundësia për të pasur diçka mes Luizit dhe Kiarës.

Është Kiara ajo që shfaqet pesimiste dhe ka deklaruar se nuk e sheh më shumë se shok.