Olta Gixhari ironizon Luiz Ejllin: Pse nuk i ngrini lapidar në çdo lagje? Flet për marrëdhënien me djalin: Rikuperimi ishte shumë i shpejtë

Olta Gixhari ironizon Luiz Ejllin: Pse nuk i ngrini lapidar në çdo lagje? Flet për marrëdhënien me djalin: Rikuperimi ishte shumë i shpejtë

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ironizoi famën e Luizit duke thënë ‘pse nuk i ngrenë një lapidar’. Sa i përket ‘mikut’ që supozon Olta se ka Luizi, i referohet partnerit të Arbana Osmanit, Eduart Grishajt që është edhe regjisor i BBV.

Në një intervistë me Romeon dhe Donaldin, aktorja tha se janë shkodranë ndaj e mbronte.

Olta: Ngrijini more një lapidar, ngrijini Luizit një lapidar, duhet të ngrihet një lapidar për Luizin në çdo lagje.

Romeo: Ti mund ta kesh inat sa të duash ai është më i mirë se ty.

Olta: As vetë se besove këtë që the.

Donald: Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn.

Olta: Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe e mbronte.

Aktorja tregoi edhe takimin me djalin pasi zgjodhi që të dilte nga shtëpia më e famshme duke treguar se rikuperimi ishte i shpejtë ndërsa partneri i ka qëndruar pranë.

“Dua të them se është me shumë rëndësi duke qenë se natën e prime-it që unë dola, djali ishte pak i ftohtë, ku unë qava dhe thash se më kishte harruar, dua të them që pikërisht atë natë që unë vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit, ka ndenjur zgjuar deri në katër të mëngjesit dhe thoshte: ‘Mami mami të dua shumë’, Rikuperimi ishte shumë i shpejtë dhe për këtë jam e lumtur”, shtoi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 08/04/2023 01:44

    Po mi Olta po, ty s’te favorizoi fare po fare produksioni, as kur i the “te @$(sha produksionin” as kur kercenoje Gentin se ke kishe burre, as kur mburreshe se 100,000 dollare s’i kishe gje, as kur i thoshe Luit drogaxhi, as kur bertisje si e marre etj, etj… une te isha Lui kisha ik qe heren e dyte kur ma ban me hile

    Përgjigju
  • DIOLA: 07/04/2023 23:03

    OLTA je shume e bukur jashte po mos fol per luisin eshte gjigand pa kjaren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Polonia do të ndërtojë mure mbrojtëse në kufirin lindor, thotë kryeministri Donald Tusk

Polonia do të ndërtojë mure mbrojtëse në kufirin lindor, thotë kryeministri Donald Tusk