Në debatin e mbrëmshëm mes pjesëmarrësve në Big Brother Vip pati një diskutim me tone të larta në lidhje me Luizin dhe miqësinë e tij me Jorin.

Fituesi i këtij edicioni të BB VIP tha mes të tjerash se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, por më pas nuk i pëlqente sjellja e saj. Ndërkohë, Olta Gixhari ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për modelen dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij.

“Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorit do të niste diçka”, tha aktorja.