Olta insiston që Kiara të puthë Luizin, i 'fut në sherr', këngëtari i lënduar: Nuk ke ndjenja për mua

Olta insiston që Kiara të puthë Luizin, i 'fut në sherr', këngëtari i lënduar: Nuk ke ndjenja për mua

Një debat ka nisur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip mes Kiarës dhe Luizit dhe Olta ka qenë “arsyeja”. Olta po diskutonte me Kiarën në dhomën e gjumit, ku mes të tjerash tha se ajo nuk e konsideron Kiarën lojtare të fortë, madje shtoi se Efin e konsideron më të fortë se ajo. Por, ajo çfarë i tha më pas ishte “qershia mbi tortë” pasi agravoi “debatin” e njohur mes Luizit dhe Kiarës, tema e puthjes. 

“Puthe taman dhe kupto çfarë perceptimi ke për këtë njeri, sepse emocionet e buzës, ajo magjia që ndodh është e rëndësishme. Jepja vetes këtë mundësi”, i tha Oltës.

“Do ta bëj kur të ma ndjejë zemra, nuk e bëj se ma thonë të tjerët” i përgjigjet Kiara.

“Ti nuk ke ndjenja për mua, se po të kishe e kishe bërë me kohë (puthjen)” i thotë Luizi-Kiarës.

“Është kohë e humbur, nëse ai nuk është i duhuri ti po i humb vetes kohë. Je duke çuar dëm eksperiencën më të bukur të jetës tënde” i përgjigjet Olta.

“A ka mundësi të mos më flasësh më sot? Pikë! Për aq kohë sa pret që të të thotë Olta Gixhari “puth Kiarën.” Ça më din mua ti, 2 vjeç, që të marr mendime nga Olta? Mos i jep rëndësi, pse thua “më mori Olta nga ty?” Këtë që kam nuk ma merr dot Olta nga ty. Ky është momenti që unë të shkëlqej, kjo është e rëndësishme për mua, puna ime” përfundon Kiara.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashuri ne RAZEM: 27/01/2023 17:13

    Kiara po ja plas shpirtin Luizit dhe po ban si me ken virgjereshat e para viteve 90.Luizin sa te dalin jashte per njeri I mire dhe talent kan me vershu kerkesat nga 4 anet prej varzave e ta marrin vesh Kjara qa ka hup dhe te vazhdojn e te menohet ne vetmin e vet.Te tan e kena provu gjate jetes se fati i mire vjen vetem nje her ne jete e nese nuk e shfrytezon shikjoje me dylbi!!

    Përgjigju
  • Drejtesia vonon por nuk harron: 27/01/2023 14:00

    Kjo Olta,eshte manipulusja dhe intrigantja me e madhe ne kete Big Brother.Akuzon Luizin per cdo gje,se keshtu se ashtu,por Luizi i paralajmeron dhe e ben “luften” perballe ,ndersa kjo “hedh gurin e fsheh doren “ mbas shpine dhe duket shume e cpifur.Kjo na e mban vehten dhe si per aktore te Hollivudit,se kur “perplaset” thote ,-“a e di kush jam une”..!? Dhe kete ia beri shemtut Luizit (i cili u tregu i durueshem ne nje rast,duke mos rene pre e bulizmit te saj ),nje dite duke iu “kercenuar” tek turinjte dhe duke i thene fjale shume poshteruese dhe provovokuese,te cilen nuk e transmetuan ne programin e radhes. Sulmon Kiaren ,qe eshte nje vajze model per nga sjellja e bukuria dhe vlerat pozitive qe percjell me karakterin e saj si femer( qe cdo mashkull do t’i deshironte t’i gjente tek femrat),vetem sepse eshte “pika e dobet” e Luizit.Dhe ne rastin e futjes se Luizit dhe Efit ne “izolim”,eshte qarte e dukshme perkrahja e “vllait te madh” ndaj Oltes dhe “presionin” qe i ben Kiares ,per “te vendosur” se cfar do beje me jeten e saj. A e kuptoni sa e ulet eshte “loja” e Big-ut..dhe si i zgjedh “viktimat” e radhes ,ne sherbim te Oltes.!? Kjo pra,Olta,i futi te gjithe ne lojen e saj te cpifur,duke iu versulur Kiares si hienat,ndersa Luizi qendronte “i privilegjuar” ne nje dhome te mbyllur me Efin. Dhe ajo ,u be “ze i fuqishem” bashke me Amosin(qe thote se s’eshte grup me te por bejne plane bashke) kunder daljes se Luizit dhe Efit nga “izolimi”,te cilin “vllai madh” ia ofroi banoreve te zgjidhnin ne shkembim te 10 mij eurove.Vetem Big Brother i ka trofet me “ndeshkim”,por nejse ky eshte tjeter problem. Cfar nuk beri Olta me Amosin,por sidomos Olta,qe Luizi te mos dilte,aq sa kur votuan shumica pro daljes ,ajo u cakerdis dhe u cperfytyrua “duke i kercenuar” te gjithe banoret,se keshtu ,se ashtu,se ajo do boj namin dhe ska per te bere kete e ate,dmth fliste percart dhe futja kot… Kjo eshte Olta ne Big Brother,ku askush nuk i shpeton kamerave dhe askush nuk ben dot aktorin duke u fshehur pas gishtit. Aty dalin ne pah karakteret e verteta dhe per ate qe ato jane ne jete,sepse edhe nese po themi po luan,atehere loja e tyre padashje tregon se si “luftojne” ne jeten e perditshme per te arritur dicka,pra dhe per nje trofe,si ne kete rast ,parate. Dhe Olta kete e ben ne menyren me te shemtuar. Nga ana tjeter,kam pershtypjen se Big-u e ka bere nje “pazar” per trofeun ne kete edicion,po “perdor”per audience energjine dhe protagonizmin e Luizit ,dashurine ndaj Kiares,lojen me humor te tij dhe ne fakt mbeshtet Olten,qe mesa duket ajo do te jete fituese.Kjo edhe per nje arsye,per ata qe kane dale deri tani,te cilet nuk shkonin mire me Olten,qe nga Zhaklina,qe e zuri inat me bukurine e klasin e saj,Gentin,sepse ai i thoshte nje te vertete me nerv,Mikela,qe sia pertonte me reagimet e saj,Ronaldo,qe ia tha me “ze te larte” shpesh ,”manipuluese”,por edhe Kievina ,packa se i rrinte “prane” ,se e shihte si nje “mashe te nxehte kunder Luizit”,se u nxit ,u perkrah nga Olta ne momentin kur ajo “shfryu” kur u ndje keq nga “ofendimi” Luizit. Ndersa me Efin,e cila nuk ia perton Oltes,se e ka pergjigjen ne maje te gjuhes per te, “vllai madh”,perdori karten mbrojtese per Olten,pas “perplasjes qe paten”,qe t’a linte Luizin vetem ne lojen e tij.Dhe kjo keshtu ndodhi ,pas provokimit ne prajmin e fundit,ajo intimidoi te “dobtit” ne krah te saj dhe ata nominuan Efin. Dhe pas ketyre,i futi nje intrige te re para syve te Kiares ndaj Efit, duke e quajtur te forte dhe nga ana tjeter u fut ne mes te Luizit e Kiares duke i futur keta ne sherr,duke i kerkuar asaj qe ta puthte Luizin,se e meriton. Dhe Luizi ne kete pike u tregua shume i dobet ,duke rene ne kurthin e Oltes. Kjo eshte Olta,qe ska treguar asgje nga “vlerat” e saj pervecse thur intriga dhe manipulon kedo ne ate laborator pervers e te shemtuar ,ku dhe vet Big-u thur intriga dhe manipulon x e y banor me kontekse fjalesh dhe me pazare ne dhomen e rrefimit,duke na ofruar nje antivlere si model.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni