Olta Xhaçka rikonfirmohet në krye
të Forumi të Gruas Socialiste

Olta Xhaçka rikonfirmohet në krye<br />të Forumi të Gruas Socialiste
Deputetja Olta Xhaçka rikonfirmohet në krye të Forumit të Gruas Socialiste, pas zgjedhjeve që u mbajtën për këtë forum këtë të shtunë.
 
Sipas parimit “një anëtar, një votë”, 30 mijë anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste në të gjithë Shqipërinë, patën mundësinë që me votën e tyre të zgjidhnin drejtueset e reja në të gjitha nivelet.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm dhe janë mbyllur në orën 18.00. Gjithashtu gjatë këtij votimi u zgjodhën edhe delegatët e Kongresit të Forumit të Gruas Socialiste.

Nga rezultatet paraprake, pjesëmarrja në këto votime është mbi 70% në rang vendi.

Zgjedhjet për forumin e gruas, për herë të parë “një anëtar një votë"
Për herë të parë një forum i gruas në vendin tonë zgjedh drejtueset e saj me parimin “një anëtar një votë”, duke bërë kështu që çdo grua e cila bëhet pjesë e këtij procesi të ndjehet e përfaqësuar.

Ky është një shembull i qartë i funksionimit të demokracisë së brendshme.

Me anë të këtij procesi çdo vajzë dhe çdo grua ka në dorë jo vetëm të zgjidhet por edhe të zgjedhë.

Kryetarja e këtij forumi, Olta Xhaçka i ka uruar sukses në këtë garë të gjitha grave.

Numri i grave dhe vajzave në këtë forum ka ardhur gjithnjë në rritje. Kujtojmë që Forumi i Gruas Socialiste ka ndërmarrë një sërë nismash ndër vite ku si qëllim primar ka qenë përfaqësimi sa më i gjerë i grave në politikë dhe vendimmarrje.

Më e rëndësishmja është nisma për një ndryshim në Kodin Zgjedhor, ku të sanksionohet që 50% e listës së kandidatëve për deputet të jenë gra.

Edhe brenda vetë Partisë Socialiste 50% e delegatëve të kongresit dhe 50% e asamblesë kombëtare të këtij subjekti politik janë gra./Lexo.al

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit