Olti Curri dhe Floriana Garo janë përfshirë në një debat me komente në faqen e opinionistit, kjo sepse moderatores nuk i ka pëlqyer që Olti në një nga postimet e tij e ka etiketuar si 'vajza e famshme e motit'. Gjithçka nisi me një postim në Facebook-un e Oltit, ku ky i fundit pasqyronte ankesën e një vajze, të cilës i ishte fshirë komenti kritikues që kishte lënë në faqen Jo Vetëm Modë, më konkretisht në statusin ku kërkohej opinioni i publikut rreth spektaklit "Miss Universe Albania" që u transmetua ditën e diel në 'Tv Klan'. Në edicionin e sivjetshëm të 'Miss Universe Albania' moderator ishte drejtori i programacionit Albert Dumani i shoqëruar nga ish-konkurentja e Big Brother Françeska Jaçe, ndërsa Floriana Garo ishte pjesë e panelit të jurisë.
"Faqja ne facebook- Jo vetem mode, fshin komentet negative per spektaklin Miss Universe Albania. Ne faqen e emisionit "Jo vetem mode", qe transmetohet ne Tv Klan ku autor eshte Albert Dumani dhe moderatore vajza e famshme e motit Floriana Garo, eshte bere nje pyetje mbi fituesen dhe spektaklin e porsatransmetuar Miss Universe Albania dhe mes komenteve te ndryshme ishte edhe njeri qe e kritikonte ashper. Miq te faqes sinjalizuan madje duke derguar foto per te faktuar qe adminet e kesaj faqeje e kane fshire komentin qe i bente nje analize specifike deshtimit te ketij spektakli, gjithmone sipas mendimit te personit ne fjale..." - shkroi Olti krah fotove të komenteve të fshira, ndërsa menjëherë u ndesh me zemërimin e Florianës, që shquhet mes të gjithash për qetësinë.
Opinionisti nisi të 'tallet' me spektaklin sapo nisi të transmetohet dhe mbase ky postim i tij e 'mbushi kupën' për Garon, e cila shkroi:
"Olti Curri boll promovove negativitete se nuk i bejne mire ndjekesve te tu! Kjo vajza e famshme e motit sic thua ti eshte AUTORE dhe MODERATORE e formatit Jo vetem mode. Faqja administrohet nga disa persona dhe nese i ka fshire dikush komentet negative dhe me mllef si puna e ketyre qe ben ti, mire kane bere!"Miqtë e faqes së Oltit nxituan të mbrojnë këtë të fundit dhe t'i 'kundërvihen' moderatores së 'Jo Vetëm Modë', sidoqoftë ai iu kundërpërgjigj duke thënë:
"Floriane e mire, po pra ate bera promovova negativitetin tuaj ndaj ndjekesve qe me diktature kerkoni ti impononi ate qe doni ju. Komenti nuk ka sharje dhe asnje ofendim personal. Se per komentet me sharje banale ben mire qe i fshin. Sa per autore "Jo vetem mode" eshte format i gatshem edhe nuk ka vend per autoresi. Vetem se te marresh kamerat edhe te intervistosh neper parukeri, ferma me rrush, apo neper dasma. Sa per motin, e ke gabim qe e paragjykon, aty more fame ne kembe, pastaj e rehatuar te kolltuqet e Opinion."
FOTO FOTO të tjeraRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
44/3
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.1%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 4709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komedia ‘Kujdes nga miku’ me regji të Armand Borës shfaqet në teatrin e Durrësit
2 Nëntor, 16:16
-
Lufta/ Kievi: 7 mijë ushtarë të Koresë së Veriut po vijnë drejt territorit tonë
2 Nëntor, 16:12
-
Valencia/ Shpëtohet gruaja e bllokuar në makinë për 3 ditë
2 Nëntor, 16:00
-
Ekuilibri mes sportit dhe studimeve, talenti 17-vjeçar i Barcelonës: Stërvitem në mëngjes dhe më pas shkoj në shkollë
2 Nëntor, 15:55
-
Përmbytjet në Spanjë/ 1800 biznese të shkatërruara dhe 4500 të tjera të dëmtuara
2 Nëntor, 15:49
-
Drejtori i Policisë, Proda takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit! Diskutohet edhe mundësia e shkëmbimit të metodave policore
2 Nëntor, 15:43
-
OSHEE: Nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, çdo lëvizje është abusive
2 Nëntor, 15:41
-
Ilnisa s’pranon ndarjen nga Meritoni, moderatori rikthehet në Kosovë për biznes, ç’po ndodh në marrëdhënien e çiftit të BBV
2 Nëntor, 15:41
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor, 15:37
-
Kemi Badenoch bëhet liderja e parë me ngjyrë e Partisë Konservatore në Britani
2 Nëntor, 15:36
-
Nesër turi me diasporën në Selanik, Rama: Për pak vite, krah Greqisë në BE
2 Nëntor, 15:31
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor, 15:29